Doza e katërt e Covid pesëfishon nivelin e antitrupave një javë pas vaksinimit, sipas një deklaratë të kryeministrit izraelit Naftali Bennett.

“Marrja e dozës së katërt 5-fishon nivelin e antitrupave, duke reduktuar në këtë mënyrë edhe numrin e të shtruarve në spital, tha ai.”

Izraeli ka luajtur një rol udhëheqës në studimin e efekteve anësorë të vaksinës anti-Covid dhe është vendi i parë që vaksinoi shumicën e popullsisë me dy doza dhe vendi i parë që gjithashtu miratoi dozën e tretë përforcuese.

Tani vendi ka filluar administrimin e dozës së katërt të vaksinës Pfizer / BioNTech për personat mbi 60 vjeç, punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe pacientët me imunitet të dobët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";