Arabia Saudite po përgatitet të bëjë debutimin e saj në konkursin e njohur Miss Universe në vitin 2024 me pjesëmarrjen e përfaqësueses së saj të parë, Rumy Alqahtani.

Alqahtani, një modele e njohur nga Riadi, tashmë ka bërë emër në industrinë e konkurseve të bukurisë duke konkurruar në disa gara anembanë globit, si konkursi Miss and Mrs Global Asian i mbajtur në Malajzi, sipas raportimeve.

Sipas Emirates Woman , modelja dhe influencuesja 27-vjeçare tashmë ka fituar titujt Miss Arabia Saudite , Miss Lindja e Mesme, Miss Arab World Peace dhe Miss Woman (Arabia Saudite).

Miss-i ndau lajmin emocionues në Instagram, për hyrjen e Arabisë Saudite në konkursin Miss Universe 2024. Ajo postoi një foto të saj me një fustan temin në ngjyrë argjendi, duke veshur një brez Miss Universe Arabia Saudite dhe duke qëndruar pranë flamurit saudit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“E nderuar që marr pjesë në Miss Universe 2024. Kjo është pjesëmarrja e parë e Arabisë Saudite në konkursin Miss Universe”, shkroi ajo./vizionplus.tv