Ndërsa forcat ushtarake kanë ngecur në Ukrainën lindore, Rusia po përdor gjithnjë e më tepër sulmet ajrore ndaj qyteteve ukrainase, një strategji që synon të dëmtojë Ukrainën ekonomikisht dhe moralisht.

 

 

Si pjesë e luftës së tij hibride, Kremlini ka shtuar retorikën kundër Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës, me mbështetjen e mediave ruse të transmetimeve ndërkombëtare të cilat mbështeten nga fonde prej disa miliarda dollarësh.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

Një ndër versionet më efektive të propagandës së Kremlinit është kërcënimi se do të përdorë armët bërthamore nëse Perëndimi vazhdon të ndihmojë Ukrainën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Javës së kaluar, pasi Shtetet e Bashkuara, Britania, Gjermania dhe Polonia njoftuan se do të dërgojnë tanke luftarake në Ukrainë, Rusia sërish përdori kërcënimet bërthamore. Ish-Presidenti rus Dmitry Medvedev parashikoi një Luftë të Tretë Botërore dhe një përplasje të fuqive bërthamore, së cilës nuk do t’i mbijetojë asnjë vend.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjenerali amerikan në pension Ben Hodges, ish-komandant i Ushtrisë Amerikane në Evropë, mendon se gjasat që Rusia të përdorë një armë bërthamore janë shumë të pakta.