Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pensilvani ku dy prindër janë arrestuar pasi kishin mbyllur në një kafaz qensh, vajzën e tyre vetëm 6-vjeçe.

Pasi kanë marrë njoftim, autoritetet kanë mbërritur në shtëpinë e çiftit ku kanë gjetur vajzën e vogël brenda në kafazin e qenve dhe të mbuluar me feçe.

Jacob William Weight Sr, 37 vjeç dhe Mimi Ann Frost, 33, u arrestuan javën e kaluar pas një “hetimi të gjerë” që filloi kur trupat e shtetit të Pensilvanisë u dërguan për herë të parë në shtëpinë e çiftit në Brownsville Borough më 7 janar.

Nipi i çiftit, i cili jetonte në shtëpi së bashku me fëmijët e tyre, u tha zyrtarëve se vajza ishte mbyllur në një arkë qensh çdo natë dhe ishte detyruar të hante ushqim për qentë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Hetuesit gjetën prova që sugjeronin se vajza “nuk ishte në gjendje të dilte nga kafazi” dhe “dënohej” sa herë që dilte për të gjetur ushqim.

/Vizionplus.tv/

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";