Një avokat i liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, i cili vdiq në burg këtë muaj, thuhet se është arrestuar në Moskë.

Sipas burimeve të mediave ruse, Vasily Dubokov u arrestua për “shkelje të rendit publik”.

Pas vdekjes së Navalny, Dubokov shoqëroi nënën e tij në koloninë e burgut Arktik ku disidenti rus vdiq më 16 shkurt, shkruan BBC.

Autoritetet ruse nuk e kanë konfirmuar ende arrestimin e Dubokov.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në tetor 2023, avokatë të tjerë të Navalny, Vadim Kobzev, Igor Sergunin dhe Aleksei Lipster, u arrestuan me akuzën e “ekstremizmit”.

Në janar, Olga Mikhailova, një tjetër avokate e liderit të opozitës, tha se ajo ishte akuzuar për të njëjtin krim dhe vendosi të qëndronte në mërgim.

Trupi i Navalny u mbajt nga autoritetet e burgut për më shumë se një javë pas vdekjes së tij. Nëna e tij, Lyudmila Navalnaya, udhëtoi për në burgun e largët “Ujku Polar”, ku ai vdiq për të marrë trupin e tij, e shoqëruar nga  Dubokov.

Trupi iu dorëzua nënës së tij tetë ditë pas vdekjes. Zonja Navalnaya tha se ajo ishte kërcënuar nga autoritetet, të cilët donin që djali i saj të varrosej në “fshehtësi”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aleatët e Navalny kanë thënë se po kërkojnë një vend për të mbajtur një memorial publik për ish-liderin e opozitës.

Megjithatë, sekretarja e shtypit e Navalny, Kira Yarmysh tha të martën se shumica e vendeve të funeralit që ata kishin kontaktuar kishin refuzuar të lejonin një ceremoni në ambientet e tyre.

“Disa vende thonë se lokalet janë të zëna, disa refuzojnë kur përmendet emri Navalny. Në një vend na u tha drejtpërdrejt se agjencive funerale u ndalohej të punonin me ne,” shkroi zonja Yarmysh./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";