Kryebashkiaku i Odesës është arrestuar si i dyshuar për përfshirje në korrupsion. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Hennadii Trukhanov, u vu në pranga në kuadër të një hetimi në bazë së të cilit dyshohet se ai është përfshirë në akte korruptive.

 

Ai përballet me akuzat për përvetësim 1.9 milionë funte.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prokurorët vendas njoftuan se kryebashkiaku i Odesës do të qëndrojë nën arrest për të paktën 60 ditë.

 

Hennadii Trukhanov u zgjodh në vitin 2014 dhe ka qenë nën hetim që nga viti 2017 mbi akuzat për përvetësim të cilat ai i ka mohuar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ukraina ka nisur që në fillim të këtij vitit përpjekjet për të larguar nga pushteti zyrtarët e korruptuar, ndërsa 11 zyrtarë raportohet të kenë dhënë dorëheqjen apo janë shkarkuar.