Është arrestuar në Ukrainë shefi i kokainës, bullgari Evelin Banev i njohur si “Brendo”. 56-vjeçari, ish-kreu i një bande kriminale bullgaro-italiane aktive në trafikun ndërkombëtar të drogës u arrestua në Kiev.

Banda e tij u godit në fund të majit 2012 në Bullgari, si pjesë e një operacioni të quajtur “Mbretërit e kokainës”, kryer nga shërbimet speciale bullgare dhe italiane me ndihmën e Interpolit.

Organizata e lidhur me Ndranghetën Kalabriane, e përbërë nga mbi tridhjetë persona, nga të cilët 15 bullgarë dhe 12 italianë, transportuan në Itali nga Amerika e Jugut, kryesisht nga deti, mesatarisht 40 tonë kokainë në vit.

Më 25 qershor 2012, shefi u ekstradua në Itali, ku u dënua me 20 vjet burg për trafik droge.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më vonë u dërgua përsëri në Sofje, ku arriti të fshihej në 2015.