Mijëra qytetarë u mblodhën në Gjeorgji të martën për të protestuar kundër arrestimit të një udhëheqësi opozitar, Nika Melia, si dhe për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Qindra policë përdorën gaz lotësjellës kundër mbështetësve të Nika Melia, të cilët ishin vendosur pranë selisë së partisë së tij.

Mijëra protestues gjithashtu bllokuan trafikun përgjatë rrugës kryesore të qytetit, ndërsa të shumta ishin edhe arrestimet.

“Na duhen urgjentisht zgjedhje të lira dhe të ndershme për të hequr qafe një qeveri që po shkatërron demokracinë”, u shpreh një student 20-vjeçar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Çlirimi i të burgosurve politikë dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mënyra e vetme e mundshme për të dalë nga kriza”, tha Mamuka Khazaradze, një tjetër opozitar.

Ambasada e SHBA në Gjeorgji, në një deklaratë për mediat, u shpreh se ishte “thellësisht e shqetësuar nga vendimi i qeverisë për të ndaluar kreun e një partie të madhe politike të opozitës”.