Një trup tjetër u gjet të martën në rrënojat e një ndërtese banimi në Florida, tha kryetarja e bashkisë, duke e çuar numrin e të vdekurve në të paktën 12, ndërsa 149 persona ende figurojnë të zhdukur.

Viktima e fundit e katastrofës, e cila mund të konsiderohet si shembja më e rëndë aksidentale në historinë e Shteteve të Bashkuara, nuk u identifikua menjëherë nga kryebashkiakja e Majami-Dejd, Daniella Levine Cava gjatë një konference shtypi pasdite.

Hetuesit nuk kanë përcaktuar ende se çfarë shkaktoi shembjen e papritur të ndërtesës 40-vjeçare. Vëmendja fillestare është përqendruar në mangësitë strukturore të përshkruara në një raport inxhinierik të vitit 2018.

Në prill 2021, presidenti i shoqatës së banorëve të godinës paralajmëroi banorët se dëmtimi i betonit ishte “përkeqësuar ndjeshëm” dhe i nxiti ata të shpenzonin rreth 15 milion dollarë për vlerësimet e nevojshme për të bërë riparimet, raportuan mediat.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Drejtori i menaxhimit të emergjencave në Florida, Kevin Guthrie tha se autoritetet lokale të martën i kishin kërkuar qeverisë federale të dërgojë ekipe shtesë kërkimi dhe shpëtimi në vendin e ngjarjes në qytetin Sërfsajd.

Autoritetet thonë se ata ende kanë shpresa që mund të ketë të mbijetuar në rrënojat e betonit dhe metalit.

“Përpjekja e shpëtimit vazhdon e pandërprerë, përveçse gjatë një stuhie të shkurtër me rrufe që patëm sot,” tha kryetari i bashkisë Sërfsajd, Charles Burkett.

Askush nuk është nxjerrë i gjallë nga rrënojat e kompleksit Champlain Towers South që pas disa orësh pasi njëra anë e godinës shumëkatëshe u shemb të enjten herët në mëngjes ndërsa shumica e banorëve flinin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zyrtarët e zjarrfikësve kanë thënë se kanë dëgjuar tinguj të zbehtë nga brenda rrënojave dhe gjetjen e zbrazëtirave thellë në rrënoja me hapësirë të mjaftueshme ku dikush mund të mbetet gjallë.

Por Shefi i Zjarrëfikësve për qarkun Majami-Dejd Alan Cominsky tha se personeli i kërkim-shpëtimit u përball me një detyrë sfiduese ndërsa punonte me turne 12-orëshe në të nxehtë.

“Ajo ndërtesë u shemb pothuajse mbi vendin ku kishte themelet – po flasim për 12 kate, me garazhe nëntokësore, të gjitha në të njëjtin vend “, tha zoti Cominsky. “Jam i sigurt kur flas për përmasat e jashtëzakonshme të ngjarjes, të asaj që po shohim,” u tha ai gazetarëve.

Punëtorët e shpëtimit kanë hequr mbi 1 milionë kilogramë copa betoni nga mbeturinat që nga shembja, tha zoti Cominsky. Ekipet përfshijnë ekspertë të dërguar nga Izraeli dhe Meksika për të ndihmuar në kërkim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden do të shkojnë në Sërfsajd të enjten për të vizituar familjet e viktimave.

Hetimet ndërkohë kanë filluar për të përcaktuar shkakun e rrëzimit të ndërtesës.

Gazeta Miami Herald publikoi fotografi të marra nga një kontraktor vetëm 36 orë para tragjedisë – I cili tha se kishte patur ujë në garazhin e ndërtesës, të çara betoni dhe gërryerje në binarët e pishinës.

Gjithashtu gazeta The Wall Street Journal publikoi një letër që u ishte dërguar banorëve të ndërtesës jo më larg se në prill nga presidenti i bordit të ndërtesës ku paralajmërohej se godina kishte nevojë për riparime madhore dhe se gjendja e ndërtesës ishte përkeqësuar që nga raporti i inpektimit të vitit 2018 që kishte bërë të qartë se ndërtesa kishte dëmtime serioze dhe se kërkoheshin riparime që kapnin shifrën 9.1 milionë dollarë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një inxhinier strukturash që ka marrë pjesë në hetimet për sulmet e 11 shtatorit në Pentagon është punësuar për të inspektuar shkatërrimin e ndërtesës por ky proces pritet të jetë i gjatë. Rrënonjat e godinës janë evidencë për këtë punë kolosale për të gjetur shkakun e rrëzimit. Zyrtarët thanë se mbetjet duhet të transportohen në një magazinë ku do të inspektohen, por tani pritoritet mbeten ende operacionet e kërkim-shpëtimit./ VOA