Arsenali shtang Manchester Cityn dhe ‘’fluturon” ne finale te FA CUP. ‘’Nxënësi” Mikel Arteta ka triumfuar 2-0 përballë ‘mesuesit’ të tij Pep Guardiola në stadiumin bosh, por magjik te Wembley-it.

Edhe pse ‘qytetarët’ dominuan takimin me raste dhe mbajtjen e topit, topçinjte u treguan me te sakte ne shfrytezimin e mundesive qe krijuan.

Ishte pikerisht Pierre Emerrick Aubameyang i cili arriti te shenoje nje dopiete duke iu siguruar londinezeve nje bilete ne finale. 31-vjeçari nga Gaboni zhbllokoi fillimisht shifrat ne minuten e 19′ ku pas nje krosimi nga e djatha te Nicolas Pepe, nuk gaboi dhe çoi topin ne rrjete duke percaktuar rezultatin e pjeses se pare ne 1-0.

Me fillimin e pjeses se dyte, ekipi i Guardioles, rriti presionin ndaj londinezeve dhe provoi te çonte ne barazpeshe rezultatin e takimit por pa rezultat. Arsenali gjeti golin e qetesise ne minuten e 71′ ku serish Aubameyang, fale nje kundersulmi te shpejte, çon serish topin ne rrjete duke kaluar topin poshte kembeve te Ederson.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me kete fitore topçinjte rikthehen ne finale te FA CUP pas tre vjetesh, ku do te presin ne 1 gusht fituesin e ciftit tjeter gjysmefinalist, Manchester United – Chelsea te cilet do te luajne sot ne mbremje.

The post Arsenali, në finale të kupës/ “Nxënësi” Arteta triumfon 2 me 0 përballë mësuesit të tij, Guardiola appeared first on Vizion Plus.