Duket se konflikti turko grek në mesdheun lindor nuk po shkon drejt një zgjidhjeje pasi Turqia nuk heq dorë nga operacionet e kërkimit të gazit dhe naftës në zonat e diskutuara detare me Greqinë e Qipron.

Kreu i shtetit turk zgjati misionin e anijes Oruc Reis deri më 1 shtator dhe njoftoi se do të zhvillonte manovra qitjeje përballë brigjeve të Iskenderunit, në veri-lindje të Qipros në datat 1 dhe 2 shtator.

Vetëm pak orë pas kësaj deklarate, Greqia ratifikoi marrëveshjen e 6 gushtit me Egjiptin për kufijtë detarë. Por Ankaraja zyrtare e konsideron paktin si shkelje të shelfit të saj kontinental. Marrëveshja mbivendoset gjithashtu me zonat detare për të cilat Turqia ra dakord me Libinë vitin e kaluar, dhe u quajt e paligjshme nga Greqia.

Për më tepër Greqia ka në plan të shtyjë kufirin e ujërave të saj territoriale në Detin Jon deri në 12 milje detare, nga gjashtë që është aktualisht. Por Turqia ka paralajmëruar se një veprim i ngjashëm i Athinës në ujërat në lindje të Greqisë do të ishte shkak për luftë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ankaraja këmbëngul që të ngushtohen ndjeshëm zonat ekonomike të ishujve grekë në Egje, pranë bregdetit turk.

Ndërkohë, diplomacia europiane është vënë në levizje për zgjidhjen e krizës: presidenti erdogan takohet këtë të premte me kancelaren angela merkel, në një tjetër përpjekje për uljen e tensioneve.

Athina në alarm/ Turqia kërkime dhe manovra ushtarake në Mesdhe shkruan Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";