Nga kjo e Hënë, të pavaksinuarit në Austri do të privohen nga shumë shërbime dhe nga hyrjet në ambiente publike si kafenetë, baret, restorantet apo floktoret.

Qeveria vendosi kthimin e kufizimeve të pandemisë, vetëm për këtë kategori, të cilët tashmë shihen si shkaktarët e valës së re që javën e kaluar theu rekordin për gjithë periudhën e pandemisë me gati 9 900 raste ditore.

Ditët e fundit ka patur dyndje të qytetarëve në qendrat e vaksinimit, për t’u imunizuar e për t’u shpëtuar kufizimeve. Austria renditet mes vendeve të unionit ku skepticizmi ndaj vaksinave është i ndjeshëm. Deri më tani mbi 66% e popullsisë janë vaksinuar. Për të shtuar përqindjet, në Vjenë, autoritetet kanë ulur deri tek 5-vjeçarët moshën e lejuar për vaksinim, pa pritur rekomandimin e Autoritetit Europian të Barnave.

Në të njëjtat kuota vaksinimi i popullsisë edhe në Zvicër, ku qeveria shpalli nga kjo e Hënë, javën e hapur të vaksinimit për të nxitur rritjen e kuotave. Ndërsa në Itali, nga kjo e Hënë, vendoset në karantinë çdo klasë që ka minimalisht tre nxënës të infektuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";