Një autobus, i cili po udhëtonte drejt një tempulli Budist u përplas me një tren në Tajlandën qendrore këtë të diel. Si pasojë e përplasjes, mbetën të vrarë 20 persona dhe u plagosën 30 të tjerë, deklaruan autoritetet. Aksidenti ndodhi orët e para të mëngjesit pranë stacionit hekurudhor Khlong Këaeng Klan.

Autobusi po transportonte rreth 60 punëtorë të një fabrike në një ceremoni Budiste në një tempull, ndërsa u godit nga një tren mallrash.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rrugët e Tajlandës renditen si ndër më vdekjeprurëset në botë.

Autobusi me punëtorë përplaset me trenin, 20 të vdekur e dhjetëra të plagosur shkruan Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";