Njeri prej autoreve të sulmeve terroriste të organizuara mbrëmjen e të hënës në Vjenë është një I ri me origjine shqiptar i Maqedonisë së Veriut.

Ministri i Brendshëm austriak Karl Nehammer tha se 20 vjecari i ekzekutuar nga policia është shtetasi Kurtin.S, lindur në Austri por me origjinë shqiptar i Maqedonisë së Veriut.

Sulmi i të paktën 4 personave u krye në disa pika të kryeqytetit austriak.

Gjithcka nisi në orën 20:00 me orën lokale në Vienë, ku persona të armatisur nisën të qëllonin në ambjente te ndryshme ndaj civileve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pesë persona të vranë dhe 17 u plagosën. Viktimat ishin 3 burra dhe një grua të moshës nga 40 deri në 50 vjec.

6 nga personat e plagosur janë në gjëndje kritike për jetën.

I vetmi atentator që u ekzekutua nga policia ishte 20 vjecari austriak me origjine nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, që sipas ministrit të Brendshëm  ishte radikalizuar dhe dyshohet se ishte rekrutuar nga ISIS.

Madje ai kishte tentuar para pak kohësh edhe ti bashkohej ISIS në Siri.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Katër atentatoret e tjerë u dorëzuan para policisë.