Autoritetet shëndetësore irlandeze rekomanduan sot që përdorimi i vaksinës AstraZeneca të pezullohet pasi rastet e trombozës janë raportuar në Norvegji.

Komiteti përgjegjës për vaksinimin në Irlandë këshilloi që kjo masë, e cila tashmë është në fuqi në disa vende të tjera, të merret që nga mëngjesin i kësaj të diele.

Rekomandimi erdhi pasi Norvegjia tha se kishte regjistruar katër raste të trombozës tek të rriturit, të cilët ishin vaksinuar me AstraZeneca.

Norvegjia, Islanda dhe Danimarka njoftuan të enjten pezullimin e përdorimit të vaksinës. Të njëjtën masë morën edhe Bullgaria e Tajlanda.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

AstraZeneca konfirmoi të premten se vaksina nuk paraqet ndonjë rrezik në shfaqjen e trombozës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë gjithashtu konfirmoi se nuk ka asnjë arsye për të mos e përdorur vaksinën.