Një avion i linjave amerikane United Airlines që vinte nga Cancun në Meksikë, me destinacion Chicago, u detyrua të bënte ulje emergjence në aeroportin e Tennessee.

Sipas mediave të huaja, ulja e menjëhershme vinte si pasojë e 7 pasagjerëve të plagosur, për shkak të disa turbulencave.

Mediat amerikane thonin se avioni tip Boeing 737-900, i ngritur nga Cancun, ishte mbi Louisiana kur pësoi dridhjet e forta.

Mjeti u detyrua të ulej në Memphis, Tennessee, nga ku një pasagjer u dërgua në spital kurse të dëmtuarit e tjerë nuk kishin nevojë për trajtim spitalor. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";