Një aeroplan mallrash u rrëzua dhe shpërtheu në flakë pranë qytetit rus të Irkutsk. Shtatë personat në bord mbetën të vdekur. Shkaku i përplasjes nuk u bë i ditur menjëherë.
Avioni Antonov An-12 po fluturonte nga Yakutsk, kryeqyteti i rajonit Sakha në Rusinë lindore, kur u zhduk nga ekranet e radarëve pranë aeroportit në Irkutsk, ku ishte planifikuar të ulej.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
“Sipas të dhënave paraprake, vendi i rrëzimit u gjet në zonën e fshatit Pivovarikha, jo shumë larg aeroportit”, tha për TASS Qendra Siberiane e Kërkimit dhe Shpëtimit të Aviacionit. Pas përplasjes, rrënojat morën flakë.
Agjencia e lajmeve Interfax tha se avioni i përkiste një kompanie bjelloruse të quajtur “Grodno”. Raportohet se asnjë nga personat që ndodheshin në bord nuk mbijetoi.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";