Të paktën shtatë persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën në përleshjet me protestuesit sotnë Bangladesh, pasi policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë dhjetëra mijëra protestues që bënin thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Sheikh Hasina.

Trazirat e detyruan qeverinë të ndërpresë internetin.

Ky është testi më i madh i qëndresës politike për qeverinë që nga protestat e dhunshme që shpërthyen në janar, kur Hasina u zgjodh për mandatin e saj të katërt radhazi si kryeministre.

Këto zgjedhje u bojkotuan nga partia kryesore opozitare, Partia Nacionaliste e Bangladeshit./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";