Banka Qendrore Amerikane po vendos një sërë kufizimesh të reja mbi investimet që mund të bëjnë zyrtarët e saj, në përgjigje të disa transaksioneve të dyshimta të bëra kohët e fundit që detyruan dy zyrtarë të lartë të këtij institucioni të jepnin dorëheqjen.

 

Banka Qëndrore apo Rezerva Federale siç njihet ajo në SHBA, njoftoi të enjten se politikëbërësit dhe stafi i lartë drejtues do të ndalohen të investojnë në tregjet e aksioneve dhe bonot individuale.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata gjithashtu do të duhet të bëjnë një njoftim paraprak prej 45 ditësh për çdo shitblerje dhe të marrin miratimin paraprak nga zyra e etikës. Zyrtarët e Rezervës Federale do të duhet gjithashtu të mbajnë të pandryshuara investimet e tyre për të paktën një vit./ Voa