Shkatërrimi i gjerë ka lënë popullsinë e Çernihivit pa ujë, ngrohje ose energji elektrike, derisa trupat ruse vazhdojnë të rrethojnë qytetin verior të Ukrainës.

Furnizimi me gaz ishte ende pjesërisht funksional, sipas administratës rajonale të dielën.

Infrastruktura e qytetit është shkatërruar nga “luftimet aktive”, por po bëhen përpjekje për të riparuar dëmet, shkroi në Telegram shefi i administrates, Viacheslav Chaus.

Trupat ruse kanë rrethuar qytetin verior prej disa kohësh.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një rrugë kyçe nga qyteti, e vendosur pranë kufijve rusë dhe të bjellorusisë, të çon në Kiev.

Kryebashkiaku Vladyslav Atrozhenko tha se qyteti ishte “plotësisht i shkatërruar” nga trupat ruse, në komentet e së shtunës.

Ai tha se më shumë se 200 civilë janë vrarë javët e fundit dhe se më shumë se gjysma e 285,000 banorëve fillestarë të qytetit ishin larguar.

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka nisur më 24 shkurt. Që nga atëherë janë krijuar miliona refugjatë që janë larguar për në vendet evropiane./ Rel

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";