Shtimi i rasteve të lojtarëve me koronavirus, mund ta detyrojë klubin e Bayernit që të futet në karantinë para se të zhvillojë ndeshjen kundër Lazios në Champions League. Mediat gjermane shkruajnë se drejtuesit e kampioneve të europës po e mendojnë seriozisht një izolim total të ekipit që nga ndeshja kundër Ajntrahty Frankfurt në kampionat deri të martën në mbrëmje në duelin me skuadrën italiane.

 

Pavard, mbrojtësi francez ishte i fundit lojtar që iu shtua listës së atyre që janë pozitiv me Covid tek skuadra e madhe gjermane, që më heret kishte konfirmyar me Covid edhe Myler, Gorecka dhe Havi Martinez.Në fakt vendimi për të izoluar ekipin, nuk është vetëm një masë e mundshme kujdesi nga klubi, më tepër sesa udhëzim edhe i autoriteteve shëndetësore gjermane.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Departamenti shëndetësor i Mynihut, referuar mediave gjermane, mund të karantinojë një kompani nëse verën se janë shkelur rregullat e kujdesit anti-covid. Nga ana tjetër për trajnerin Flik është shqetësim edhe organika pasi vec lojtareve me Covid ai ka probleme edhe me dëmtimet si Gnabri dhe Dugllas Kostave, të cilëve së fundmi u është shtuar edhe Toliso, cka normalisht vështirëson zgjedhjen e trajnerit para ndeshjjes me Lazios në sfiden e parë të 1/8 të Champions League.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";