Shumë herë kam menduar: “Putin-i nuk do ta bënte kurrë këtë. Pastaj ai shkon dhe e bën atë”.

“Ai nuk do ta aneksonte kurrë Krimenë, me siguri?”. Ai e bëri.

“Ai kurrë nuk do të fillonte një luftë në Donbas”. Ai e bëri.

“Ai kurrë nuk do të fillonte një pushtim të plotë të Ukrainës”. Ai e bëri.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Fraza “nuk do ta bëj kurrë” duket se nuk vlen për Vladimir Putin.

Dhe kjo ngre një pyetje të pakëndshme: “Ai kurrë nuk do të shtypte butonin bërthamor i pari … apo jo?”.

Nuk është një pyetje teorike. Udhëheqësi rus sapo ka vënë forcat bërthamore të vendit të tij në gatishmëri “speciale”, duke u ankuar për “deklarata agresive” mbi Ukrainën nga liderët e NATO-s.

Kur ai njoftoi në TV “operacionin e tij special ushtarak”, ai dha një paralajmërim rrëqethës: “Për këdo që do të konsideronte të ndërhynte nga jashtë – nëse e bëni këtë, do të përballeni me pasoja më të mëdha se çfarëdo që jeni përballur në histori”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Fjalët e Putin-it duken si një kërcënim i drejtpërdrejtë i luftës bërthamore”, thotë laureati i Çmimit Nobel për Paqe, Dmitry Muratov, kryeredaktor i gazetës Novaya Gazeta.

“Ky është një kërcënim se nëse Rusia nuk trajtohet siç dëshiron ai, atëherë gjithçka do të shkatërrohet”.

Nëse Putin-i do të zgjidhte një opsion bërthamor, a do të përpiqej dikush në rrethin e tij të ngushtë ta largonte atë? Apo ta ndalonte?

“Elitat politike të Rusisë nuk janë kurrë me popullin”, thotë Muratov, “ata gjithmonë marrin anën e sundimtarit”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dhe në Rusinë e Putin-it, sundimtari është i plotfuqishëm.

Një analizë nga korrespondenti i medias britanike “BBC” në Moskë