Qëllimet e vendosura nga presidenti rus Vladimir Putin në fillimin e pushtimit rus duket se janë zbutur gjatë rrjedhës së një lufte që ai supozoi se do të fitohej me shpejtësi, shkruan Paul Kirby, i BBC.

Sipas Kirby, ajo që është e qartë është se ai e sheh këtë si një moment kyç në historinë ruse. Synimi fillestar i liderit rus ishte të pushtonte Ukrainën dhe të rrëzonte qeverinë e saj, duke i dhënë fund planit të Kievit për t’u bashkuar me NATO-n.

Ai i tha popullit rus se qëllimi i tij ishte “çmilitarizimi dhe denazifikimi i Ukrainës”, për të mbrojtur njerëzit që i nënshtroheshin asaj që ai e quajti tetë vjet bullizëm dhe gjenocid nga qeveria e Ukrainës.

“Nuk është plani ynë për të pushtuar territorin ukrainas. Ne nuk synojmë t’i imponojmë askujt asgjë me forcë,” këmbënguli ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por Rusia po vret civilë dhe njerëz të pafajshëm.

Bombardimet vazhdojnë, por raportet e fundit nga bisedimet e paqes sugjerojnë se Rusia nuk po kërkon më të rrëzojë qeverinë dhe në vend të kësaj, po synon një Ukrainë neutral, duke ndryshuar objektivat e tij, nga ato fillestare.