Bashkimi Evropian ka ngrirë asete ruse me vlerë rreth 17 miliardë euro, që kur Moska pushtoi Kievin në shkurt, tha Komisionari i BE-së për Drejtësi, Didier Reynders, më 29 tetor.

 

“Deri më tani, pasuritë e 90 personave janë ngrirë, më shumë se 17 miliardë euro në shtatë shtete anëtare, duke përfshirë 2.2 miliardë euro në Gjermani”, tha ai.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zyrtarët ukrainas kanë bërë thirrje që këto asete të përdoren për të rindërtuar vendin e tyre pas luftës.

 

“Nëse këto janë para kriminale të konfiskuara nga BE-ja është e mundur që ato të transferohen në një fond për Ukrainën”, tha Reynders në intervistë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kjo shumë është larg nga shuma që duhet për të financuar rindërtimin”, shtoi ai.

 

Reynders tha gjithashtu se këtë vit mund të shihen gjyqet e para të krimeve të luftës të lidhura me luftën në Ukrainë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dhjetëra shtete u zotuan në korrik që të mbështesin Ukrainën në atë që presin të jetë një rimëkëmbje e gjatë dhe e shtrenjtë.

 

Kostoja e rindërtimit të Ukrainës pas pushtimit të Rusisë mund të arrijë në 750 miliardë dollarë dhe rusët e pasur duhet të ndihmojnë për të përballuar këtë kosto, kishte deklaruar në korrik, kryeministri ukrainas, Denys Shmygal.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";