Komisioni Evropian i dha dritën jeshile ilaçit kundër covid-19, të kompanisë Pfizer dhe nga java  e ardhshme do të nisë shpërndarja e pilulave në vendet e Bashkimit Evropian.

 

Agjencia e barnave ka rekomanduar përdorimin e Paxlovid në shtëpi, tek personat që shfaqin rrezik të lartë nëse preken nga sëmundja. Ai do të merret me recetë nga mjeku dhe mund të blihet në farmaci.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Paxlovid është ilaçi i parë antiviral që merret nga goja, i cili rekomandohet në be për trajtimin e covid-19, ndërsa agjencia rregullatore po shqyrton vendimin edhe për ilaçin e kompanisë Merck.

 

Në ShBA dhe Britaninë e Madhe prej disa muajsh ka nisur tregtimi i Paxlovid dhe Molnupiravir.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";