Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se lufta e Rusisë kundër Ukrainës po e çon botën në prag të krizës ushqimore.

Një ditë pasi Banka Botërore ka thënë se ekonomia e Ukrainës do të tkurret gati për gjysmë këtë vit, kryediplomati i bllokut evropian, Josep Borrell ka thënë më 11 prill se bombardimet e Rusisë dhe bllokimi i porteve, duke pamundësuar transportimin e grurit, është duke krijuar valë tronditëse në kohën kur ekonomia globale veçse po përballet me pasojat e pandemisë së koronavirusit.

“Ata po shkaktojnë mungesa. Ata janë duke bombarduar qytetet ukrainase dhe janë duke provokuar uri në botë. Ata janë duke provokuar uri në botën tonë”, u ka Borrell gazetarëve, pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg.

Paralajmërimet e Borrellit rrisin shqetësimet e theksuara në raportin e Bankës Botërore, në të cilin është thënë se prodhimi ekonomik në Ukrainë pritet të tkurret për 45 për qind dhe se kjo ulje do të varet nga “gjatësia dhe intensiteti i luftës”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Pushtimi rus është duke shkaktuar goditje masive në ekonominë e Ukrainës dhe ka rezultuar me dëme të mëdha në infrastrukturë”, ka thënë, Anna Bjerde, nënpresidente e Bankës Botërore për rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore.

Rusia ka nisur luftën në Ukrainë më 24 shkurt.

Prej atëherë, ajo është goditur me një mori sanksionesh nga Perëndimi, të cilat e kanë izoluar nga pjesa më e madhe e botës, si në aspektin diplomatik, ashtu edhe atë ekonomik.

Banka Botërore ka thënë se parasheh që ekonomia e Rusisë do të tkurret për 11 për qind këtë vit, si pasojë e sanksioneve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më shumë se 10 milionë ukrainas, apo një çerek i popullsisë besohet se janë larguar nga shtëpitë e tyre, duke përfshirë katër milionë që kanë lënë krejtësisht Ukrainën, në kërkim të strehimit në ndonjë shtet tjetër./Rel