Bashkimi Evropian po përgatitet për miliona refugjatë nga lufta në Ukrainë, tha të martën komisionarja e BE-së për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson.

 

Johansson tha se është vështirë të thuhet me saktësi se sa refugjatë do të kalojnë kufijtë e BE-së, pasi mbi 400,000 tashmë kanë kaluar. Shumë prej tyre përballen me pritje të gjata në kalimet në Poloni, Hungari, Sllovaki dhe Rumani – shtete të BE-së që ndodhen në kufi me Ukrainën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Fatkeqësisht, ne duhet të përgatitemi për ardhjen e miliona njerëzve”, tha Johansson gjatë një vizite në kryeqytetin e Sllovakisë, Bratisllavë.

 

“Në të njëjtën kohë, kemi nevoja të mëdha dhe urgjente humanitare në Ukrainë, ku shumë njerëz janë zhvendosur brendapërbrenda”, shtoi ajo.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Johansson tha se shpreson se Këshilli Evropian do ta aktivizojë direktivën e përkohshme të mbrojtjes – nga e enjtja – për t’iu dhënë mbrojtje atyre që ikin. Kjo do të ishte hera e parë për një gjë të tillë në BE.

 

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Perëndimi e ka dënuar ashpër veprimin, duke e cilësuar si shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, dhe ka ndërmarrë një varg sanksionesh kundër subjekteve dhe individëve rusë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se ka autorizuar “një operacion të posaçëm ushtarak” në Ukrainë, për të eliminuar, sipas tij, kërcënimin serioz nga ky vend.

 

Qëllim i operacionit, ka thënë Putin, është çmilitarizimi i fqinjit jugor të Rusisë. Paraprakisht, ai i ka shpallur të pavarura dy rajone separatiste në lindje të Ukrainës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në vitin 2014, Rusia ka aneksuar edhe Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe ka nxitur lëvizjen separatiste në Ukrainën lindore./R.E.L