Vonesat për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për Tiranën dhe Shkupin ka ndikuar negativisht në besimin ndaj Bashkimit Evropian.

 

Deklarata është bërë nga komisionari për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, i cili gjatë një fjalimi përmes videokonferencës në Forumin Ballkanik në Sofje ka deklaruar se duhet të gjendet një zgjidhje mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për çështjet që mbajnë peng integrimin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

OLIVER VARHELYI

KOMISIONARI PËR ZGJERIM I BE-së

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë shumë në fushën e reformave dhe Brukseli mbështet përpjekjet e tyre, por vonesa në integrimin e tyre drejt evropës kanë një ndikim negativ në besueshmerinë ndaj bashkimit evropian.Unë personalisht kam diskutuar me maqedoninë e veriut edhe bullgarinë për të arritur në një zgjidhje dhe ti japim fund mosmarrëveshjeve që ata kanë dhe të zhbllokojmë procesin. Ne kemi nevojë për mesazhe pozitive për rajonin”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Perfitimet që do të ketë unioni nga zgjerimi, sipas zyrtarit të lartë të Brukselit, do të jenë shumë të mëdha.

 

“Zgjerimi i BE-së është një investim gjeopolitik i favorshëm për paqen, stabilitetin, prosperitetin, botën demokratike. Evropa mund të jetë më e fortë vetëm nëse integron plotësisht Ballkanin Perëndimor. 65% e ekonomisë së rajonit është e lidhur me BE-në, gjë që tregon orientimin e tyre logjik. Brukseli vitin e ardhshëm do të investojë 30 miliardë euro që është një e treta e prodhimit te brendshem burto të vendeve të Ballkanit Perëndimor”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Më 14 dhjetor do të mbahet Samiti i BE-së, ku do të mësohet fati i konferencës s parë ndërqeveritare për Shqipërinë edhe Maqedoninë e Veriut.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";