Rishikimi i legjislacionit kundër trafikimit të qenieve njerëzore u miratua të martën nga Parlamenti Evropian, duke përfshirë në listën e veprave penale në BE martesën e detyruar dhe birësimin e paligjshëm.

Në veçanti, eurodeputetët miratuan me shumicë rregulloren e re që zgjeron fushën e masave aktuale për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe mbështetjen më të mirë të viktimave.

Rregullorja u miratua me 563 vota pro, 7 kundër dhe 17 abstenim.

Përveç punës dhe shfrytëzimit seksual, legjislacioni i ri penalizon martesat e detyruara dhe birësimin e paligjshëm në nivel të BE-së.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai gjithashtu kriminalizon përdorimin e shërbimeve të ofruara nga një viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore, kur përdoruesi e di se viktima është duke u shfrytëzuar, ndërkohë që vendosen gjoba për kompanitë e dënuara për trafikim njerëzor.

Raportuesja spanjolle e raportit, Eugenia Rodríguez Palop, tha se “dymbëdhjetë vjet pas miratimit të direktivës, eurodeputetëve iu desh të rishikonin rregullat e BE-së, pasi trafikimi i qenieve njerëzore është bërë më kompleks”.

Nga ana e saj, bashkëraportuesja Malin Bjork theksoi se “format e reja të shfrytëzimit do të kriminalizohen dhe të drejtat e viktimave, përfshirë emigrantët dhe azilkërkuesit, do të përmirësohen”.

Tani Këshilli duhet të miratojë zyrtarisht marrëveshjen. Direktiva do të hyjë në fuqi njëzet ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare të BE-së dhe shtetet anëtare kanë dy vjet për të zbatuar dispozitat e tij./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";