Kandidati socialdemokrat i “SPD”-së Olaf Scholz fitoi zgjedhjet në Gjermani, por Armin Laschet i partisë së Angela Merkelit, “CDU” beson te “loja” e koalicioneve për të marrë “frenat” e kancelarisë. Përballë “SPD” që ka nisur kalkulimet, nuk do të jetë e lehtë. Por si arriti Olaf Scholz të ngjitej në majë?

Ngritja e kandidatit të qendrës së majtë Olaf Scholz nuk është asgjë më pak se befasuese. Ish-avokati ishte një ministër i “vogël” në qeverinë e parë të Angela Merkel, drejtoi Hamburgun para se të bëhej ministër i Financave në 2018.

Ngritja e tij mund t’i atribuohet tre faktorëve:

1) Ai ishte arkitekti i vendimit të “G7” për një taksë globale për korporatat dhe doli nga hija e Merkel. Atij i është dhënë merita për shëndetin e ekonomisë gjermane.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

2) Si avokat që ka përfaqësuar klientët e klasës punëtore, ai prezantoi një pagë minimale bujare në Gjermani.

3) Scholz ishte me fat përballë dy rivalëve të tij. Annalena Baerbock e të “Gjelbërve” është kritikuar për zbukurimin e “CV”-së së saj dhe për pretendimin e plagjiaturës së pjesëve të një libri.

Por mbi të gjitha, Armin Laschet ka qenë jashtëzakonisht i prirur drejt gafave, që kulmuan kur u kap nga kamerat duke qeshur me një shaka, teksa presidenti i Gjermanisë mbante një fjalim pas përmbytjeve katastrofike që goditën këtë vend, gjatë verës, raporton ABC News.

Pra, Scholz është treguar popullor. Ai shihet si i qetë, kompetent dhe pak i mërzitshëm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";