Mijëra qytetarë protestuan në Tel Aviv duke kerkuar lirimin e pengjeve  izraelitë të mbajtur nga Hamas.

Demonstruesit i bënë thirrje  qeverisë të arrijë sa më parë marrëveshjen për armëpushim  në mënyrë që familjarët e tyre të kthehen në shtëpi

Nga ana tjetër Hamasi  ka deklaruar  se është duke shqyrtuar ofertën e Tel Avivit  për  një armëpushim 40 ditor.

“Ne duam të përgjigjemi sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi  një burim i Hamasit për  AFP-në, në kushte anonimiteti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i përshkroi kushtet e armëpushimit si “jashtëzakonisht bujare”, ndërsa Shtëpia e Bardhë u kërkoi ndërmjetësuesve të Egjiptit dhe Katarit -të rrisin presionin ndaj Hamasit.

Për muaj të tërë, Egjipti, Katari dhe Shtetet e Bashkuara janë përpjekur të sigurojnë një marrëveshje të re.

Gjatë një armëpushimi që zgjati një javë në nëntor, 80 pengje izraelite u shkëmbyen  me 240 palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";