Tensionet në veri të Kosovës kanë qenë pjesë e tyrezës së diskutimit në Forumin Strategjik të Bledit.

 

Kurti tha se bie dakord që të ulin përshkallëzimin e tensioneve, si dhe kërkoi mbështetjen e ndërkombëtarëve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bie dakord, që të ulim përshkallëzimin dhe tensionet dhe në bashkitë veriore të Kosovës përgjatë 2 muajve nuk ka tensione apo incidente. Kemi ulur praninë e policisë në Kosovën veriore dhe shpresoj që të kemi zgjedhje të lira dhe demokratike, mezi pres zgjedhjet, na duhet mbështetja e ndërkombëtarëve, por dhe besoj se njerezit e Kosovës, ata që integrohen, jetojnë më mirë. Integrimi është diçka përfituese për ta. Ne kemi bërë shumë sa i përket pjesës së ekonomisë“, tha Kurti.

 

Ulja e tensioneve është e njëjta gjë dhe për ju zonja Bërnabiç? A mund të presim hapa pozitivë?- tha drejtuesi i Forumit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për mua është një vend, nuk janë 2 vende. Kosova nuk është pjesë e Kombeve të Bashkuara. Dyshoj të jetë pjesë e BE-së derisa ka 5 vende që nuk e njohin. Normalizimi në interes të serbëve e shqiptarëve është në krye të prioriteteve tona”, tha kryeministrja e Serbisë, Bërnabiç.