Doza e tretë përforcuese e vaksinave anti-covid do të aplikohet në Shtetet e Bashkuara duke nisur nga 20 shtatori. Megjithatë, vendimi i Shtëpisë së Bardhë ka sjellë përçarje brenda rregullatorit amerikan, pasi konsiderohet ndërhyrje në punët e shkencës.

Një tjetër rast me Covid-19, tjetër shtrim në spital dhe tjetër vdekje.

“Këto janë të pashmangshme dhe e dimë që do të ndodhë, por probabiliteti për rezultat të mirë është shumë i ulët. Veçanërisht për të pavaksinuarit”, thotë një infermiere.

Por më pak se 62 për qind e personave mbi 12 vjeç janë imunizuar plotësisht, teksa shtysa për të nxitur vaksinimet vijon.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

FDA po vlerëson aprovimet e mëtejme për vaksinat anti-covid, për përdorim te fëmijët poshtë 12 vjeç dhe një dozë përforcuese, e cila mund të bëhet e disponueshme duke nisur nga 20 shtatori, sipas zyrtarëve shëndetësorë amerikanë.

Jeff Zients, koordinator i Shtëpisë së Bardhë për Covid-19: “Kemi njoftuar qasjen tonë në mënyrë që të jemi një hap para virusit.”

Por FDA nuk ka dhënë autorizimin e saj dhe një burim i thotë CNN se ka pasur përçarje brenda agjencisë lidhur me ndërhyrjen e Shtëpisë së Bardhë në punën e shkencës.

Jeff Zients: “Kemi qenë të qartë për këtë dhe FDA po zhvillon një vlerësim të pavarur bashkë me panelin e jashtëm të ekspertëve të CDC, lidhur me rekomandimin për dozën përforcuese.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por dy liderë të vjetër në zyrën e rishikimit të vaksinave po dorëhiqen. Në një letër lidhur më këtë zhvillim, drejtori i agjencisë thotë se këto janë kohë të vështira dhe kërkojnë përpjekje të jashtëzakonshme, pasi virusi vijon të jetë ende në qarkullim.