Bllokada e grurit ukrainas nga ana e Rusisë është një krim lufte që paraqet një rrezik të madh të urisë në botë, tha sot shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Kreu i diplomacisë europiane i bëri këto deklarata nga Luksemburg, ku ndodhet për një takim me ministrat e jashtëm të BE-së.

 

JOSEP BORRELL

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

SHEFI I POLITIKES SE JASHTME TE BE

Është e paimagjinueshme që miliona tonë drithë të mbeten të bllokuar në Ukrainë, ndërsa pjesa tjetër e botës vuan nga uria. Ky është një krim i vërtetë lufte. Nuk dua të imagjinoj se kjo situatë do të zgjasë shumë, nëse ndodh do të jetë diçka e rende për të cilën Rusia me të vërtetë do të duhet të mbajë përgjegjësi.

 

Duke iu referuar pretendimeve të Rusisë se sanksionet kundër saj ishin shkaku i përkeqësimit të krizës ushqimore në botë, Borrell tha se qellimi i sanksioneve nuk ishte ushqimi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

JOSEP BORRELL

SHEFI I POLITIKES SE JASHTME TE BE

Ne i bëjmë thirrje Rusisë të zhbllokuar portet ukrainase. Sanksionet e Evropës ndaj Rusisë nuk kanë për qëllim produktet bujqësore dhe plehrat. Ato mund të shiten, blihen dhe eksportohen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Europa i ka bere shpesh thirrje Rusisë qe te lejoje eksportin e grurit ukrainas pasi ne te kundërt rrezikon krize te madhe urie, e cila do te çonte ne pasoja katastrofike për njerëzit.