“Betohem që të jem besnik i Republikës dhe të respektoj Kushtetutën dhe ligjet. Të ushtroj funksionet e mia në interesin ekskluziv të Kombit”  Ky ishte betimi i kryeministrit të ri iatalian Mario Draghi.

 

Ish-shefi e Bankës Qendrore Evropiane dhe të 23 ministrat e qeverisë së tij u betuan para presidentit, Sergio Mattarella, raporton Vizion Plus.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në një ceremoni në Palazzo Chigi, kryeministri në largim Giuseppe Conte i dha zilen që shënon dorëzimin e pushtetit Mario Draghit. Pas fotos së zakonshme, kryeministri i ri i ra ziles.

 

Conte më pas mori nderime ushtarake në oborrin e Pallatit, së bashku me partneren e tij Olivia Paladino

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mattarella i dha Draghit mandatin për të krijuar një qeveri të re javën e kaluar pas dorëheqjes së kryeministrit Conte.

 

Administrata e tij e re, e përbërë nga një përzierje teknokratësh dhe politikanësh, do ta marrë detyrën javën e ardhshme pas një votimi nga të dy dhomat e parlamentit italian. Kjo pritet të jetë një formalitet pasi shumica e ligjvënësve kanë treguar se do ta mbështesin.

Mario Draghi nuk është pjesë e asnjë partie politike  ndersa më parë ka drejtuar Bankën Qëndrore Europiane.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";