Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden kërkoi nga sektori privat dhe qeveritë lokale që t’i urdhërojnë punonjësit e tyre që të vaksinohen kundër koronavirusit.

Biden i bëri komentet pasi Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA (FDA) i dha të hënën miratimin e plotë vaksinës Pfizer/BioNTech.

“Nëse jeni udhëheqës biznesi, udhëheqës jofitimprurës, udhëheqës shtetëror ose lokal, që keni pritur miratimin e plotë të FDA-së për të kërkuar vaksinimin, unë ju bëj thirrje që ta bëni këtë tani”, tha Biden.

Edhe qyteti i Nju Jorkut tha se do të kërkojë nga mësuesit dhe stafi i shkollave publike të vaksinohen kundër koronavirusit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pak mbi gjysma e popullsisë në SHBA është e vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit.