Presidenti Biden theksoi angazhimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës gjatë një telefonate sot me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin.

Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se Presidenti Biden shprehu shqetësimet amerikane në lidhje me shtimin e papritur të forcave ushtarake ruse në gadishullin ukrainas të Krimesë të aneksuar nga Rusia si dhe në kufijtë me Ukrainën. Ai i bëri thirrje Rusisë të ulë tensionet.

Sipas deklaratës, Presidenti Biden ripohoi synimin e tij për ndërtimin e një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të parashikueshme me Rusinë në përputhje me interesat e SHBA dhe propozoi një takim të nivelit të lartë në një vend të tretë në muajt e ardhshëm për të diskutuar çështjet me interes për të dy vendet.

Biseda telefonike zhvillohet në një kohë tensionesh të ngritura Rusi-Ukrainë, që kanë shkaktuar shqetësimin e Shteteve të Bashkuara dhe të vendeve të tjera perëndimore./ VOA

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";