Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbetet partneri i palëkundur i Kosovës. Deklarata vjen nga kreu i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden,i cili përmes një video-mesazhi ka përgëzuar Prishtinën zyrtare për progresin gjatë 20 vitëve të fundit.

 

Biden gjithashtu falenderoi presidenten Vjosa Osmani, e cila do të ndajë medaljen presidenciale për sundimin e ligjit për djalin e ndjerë, Beau.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ka edhe shumë punë për të luftuar korrupsionin, për të mbrojtur të drejtat e pakicave etnike, për të ndërtuar marrëdhënie pozitive me shtetet fqinje dhe për të rritur zhvillimin ekonomik”, u shpreh presidenti amerikan, i cili theksoi se Kosova “është në zemrat e gjithë familjes Biden”.