Vetëm 2 javë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, kandidati demokrat Joe Biden, ka shpalosur vizionin e tij edhe për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit. Në një deklaratë publikuar në faqen zyrtare Biden thotë se shtetet e bashkuara do të vazhdojnë mbështjen për Shqipërinë dhe rrugën e saj te anëtarësimit në Bashkimin Europian.

 

JOE BIDEN
KANDAIDAT PER PRESIDENT

“Forcimi i marrëdhënieve SHBA-Shqipëri përmes rritjes së marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes, për t`u siguruar që Shqipëria të mbetet një aleat i fuqishëm në Nato e të zgjerojë marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve. Do te vazhdoje mbbështetja per Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Do te ndihmojmë shqiptarët të realizojnë reformat e vështira- përfshirë ato të sundimit të ligjit, ani-korrupsionit, reformat e gjyqësorit dhe ato elektorale. Do te ndihmojmë, së bashku me partnerët europianë ekonomitë e rajonit të goditura nga pandemia, që të ndërtojnë një të ardhme më të sigurt.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Në planin e tij për Kosovën, Biden synon që përmes dialogut me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian prishtina e Beogradi të arrijnë marrëveshjen gjithëpërfshirëse që respekton integritetin territorial dhe njohjen e ndërjelltë mes dy vendeve.

 

JOE BIDEN
KANDAIDAT PER PRESIDENT

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Do të punojmë në partneritet me Bashkimin Evropian për të ringjallur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë me qëllim lehtësimin e një zgjidhjeje të drejtë dhe gjithëpërfshirëse mes dy vendeve që respekton integritetin territorial të Kosovës dhe arrin njohjen e plotë të dhe të ndërsjelltë.”

 

Por Kosova ka qene ne vëmendjen edhe te rivalit te Joe Biden. Presidenti Donald Trump, priti më 4 shtator kryeministrin e Kosovës Avdullah Hotin e presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë ku u firmos edhe marrëveshja, e cila u konsiderua historike.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";