Presidenti amerikan Joe Biden tha se ndalimi i importit të naftës dhe gazit rus nga SHBA është një tjetër goditje e fuqishme për Vladimir Putin.

 

 

“Ne po ndalojmë të gjitha importet e naftës, gazit dhe energjisë ruse. Kjo do të thotë se nafta ruse nuk do të jetë më e pranueshme në portet e SHBA dhe populli amerikan do t’i japë një goditje tjetër të fuqishme Putinit.” 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Presidenti amerikan Joe Biden e mbajti këtë qëndrim nëTëitter pas shpalljes së një urdhri ekzekutiv që ndalon importin e naftës, gazit dhe qymyrit rus në SHBA, si dhe investimet e reja direkte ose indirekte amerikane në sektorin energjetik të Moskës.

 

Ndëkohë, Nënsekretarja amerikane për Punët e Jashtme, Victoria Nuland, tha në një seancë dëgjimore në Senat tha se tubacioni i diskutueshëm i gazit Nord Stream 2 midis Rusisë dhe Gjermanisë, i shënjestruar nga sanksionet e Berlinit dhe Uashingtonit pas pushtimit rus të Ukrainës, “ka vdekur dhe nuk mund të ringjallet”..

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";