Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë, pasi kjo e fundit nisi sulm ushtarak ndaj Ukrainës.

 

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, gjatë një adresimi nga Shtëpia e Bardhë më 24 shkurt tha se sanksionet përfshijnë banka ruse të cilat do të hiqen nga sistemi financiar amerikan.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kjo nënkupton që çdo aset që ato kanë në SHBA, do të ngrihen”, tha ai.

 

Biden po ashtu tha se sanksionet e reja përfshijnë edhe eksportet, oligarkët dhe sektorin e teknologjisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Megjithatë Biden nuk ka vendosur që të përfshijë në sanksione edhe largimin e Rusisë nga sistemi ndërkombëtar i pagesave, SWIFT. Ky sistem lejon transferimin e parave nga banka në bankë, në mbarë botën. Po ashtu, SHBA-ja nuk ka vendosur sanksione shtesë ndaj sektorit rus të energjisë.

 

Biden tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin zgjodhi luftën në vend të diplomacisë dhe shtoi se nuk ka plane që të bisedojë me të.  Ky rund sanksionesh amerikane vjen dy ditë pasi SHBA-ja vendosi sanksionet e para ndaj Rusisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më 24 shkurt, Rusia nisi një aksion ushtarak ndaj Ukrainës. Agresioni rus u dënua nga shtete në mbarë botën, ndërkaq, Bashkimi Evropian po ashtu ka paralajmëruar se do të vendosë sanksione të ashpra ndaj Moskës.