Presidenti amerikan, Joe Biden tha se spitali Al Shifa në qytetin e Gazës duhet të mbrohet. Al Shifa gjendet prej tre ditësh pa energji elektrike dhe ujë, ndërsa të shtënat dhe bombardimet jashtë kompleksit e bëjnë situatën të vështirë.

 

“Shpresa dhe pritshmëria ime është që do të ketë më pak ndërhyrje në zonën e spitalit,” u tha presidenti amerikan gazetarëve kur u pyet nëse ai kishte ngritur shqetësime për këtë çështje me qeverinë izraelite. “Spitali duhet mbrojtur”, theksoi ai.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga ana tjetër, këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan tha se Izraeli ndan pikëpamjen e Shtëpisë së Bardhë se luftimet pranë spitaleve të Gazës duhet të shmangen.

Ai gjithashtu vuri në dukje se qeveria izraelite ka garantuar se është e gatshme të sigurojë karburant për spitalet në mënyrë që të sigurojë funksionimin e tyre.