Mediat amerikane po raportojnë se presidenti amerikan, Joe Biden, ka vendosur të emërojë ambasadore të SHBA-së në Rusi, Lynne Tracy, një veterane e shërbimit të jashtëm me shumë vite përvojë në çështjet ruse.

 

Media kryesore amerikane, përfshirë CNN, Associated Press dhe Reuters, cituan burimet e tyre të kenë thënë se propozimi do t’i paraqitet Senatit sapo Rusia ta miratojë emrin e saj, siç e thotë protokolli standard diplomatik.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Deri tani as Shtëpia e Bardhë dhe as Departamenti i Shtetit nuk i kanë komentuar raportimet e mediave.

 

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, RIA Novosti, duke cituar Kremlinin, raportoi më 15 shtator se “vështirë se ka shpresë” që marrëdhëniet mes dy vendeve të përmirësohen nën ambasadorin e ri.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nëse miratohet emri i saj, Lynne Tracy, aktualisht ambasadorja e SHBA-së në Armeni, do të zëvendësojë John Sullivan, i cili përfundoi mandatin e tij më 4 shtator.

 

Tracy shërbeu si zëvendësshefe e misionit në Ambasadën e SHBA-së në Moskë nga viti 2014 deri në 2017.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Raportet mes dy shteteve janë përkeqësuar pothuajse në nivelin e pas Luftës së Ftohtë, qëkur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Për shkak të luftës, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur disa runde sanksionesh të ashpra ndaj Moskës. REL/