Presidenti amerikan Joe Biden i kërkoi të enjten Kongresit të ndalojë shitjen e armëve të sulmit, të zgjerojë kontrollet e historisë së atyre që duan të mblejnë armë dhe të miratojë masa të tjera të arsyeshme për kontrollin e armëve, në përgigje të disa sulmeve me armë zjarri që kanë goditur Shtetet e Bashkuara.

 

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt të hënën në mbrëmje, zoti Biden tha disa herë “Mjaft më, mjaft më” dhe shtroi pyetjen se çfarë do të duhej për të ndryshuar ligjet e armëve në Amerikë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Për hir të Zotit, sa masakra të tjera jemi të gatshëm të pranojmë?” tha zoti Biden.

 

Fjalimi vjen pas sulmit me armë të javës së kaluar nga një 18-vjeçar, i cili vrau 19 nxënës dhe dy mësues në një shkollë fillore në Uvalde të Teksasit, si dhe një tjetër sulmi ditën e mërkurë në Tulsa të shtetit të Oklahomës, ku një person i armatosur qëlloi dhe vrau katër persona dhe më pas veten në një qendër mjekësore.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Këto dy ngjarje pasuan një tjetër sulm në 14 maj në Buffalo të Nju Jorkut, ku një supremacist 18-vjeçar i bardhë hapi zjarr në një supermarket duke vrarë 10 persona dhe duke plagosur tre të tjerë, në atë që autoritetet e kanë cilësuar si “ekstremizëm i dhunshëm me motive racore”.

 

Presidenti, një demokrat, bëri thirrje për një sërë masash të kundërshtuara historikisht nga republikanët në Kongres, përfshirë ndalimin e shitjes së armëve të sulmit, ose nëse kjo nuk do të ishte e mundur, rritjen e moshës minimale për të blerë ato lloj armësh në 21 vjeç nga 18, si edhe shfuqizimin e një klauzole që mbron prodhuesit e armëve nga paditë për dhunën e ushtruar nga njerëzit që përdorin armët e tyre.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne nuk mund ta zhgënjejmë përsëri popullin amerikan,” tha zoti Biden, duke u bërë presion republikanëve që të lejojnë që projektligjet për masat e kontrollit të armëve të hidhen në votim.

 

Ligjvënësit po shqyrtojnë masa për të zgjeruar kontrollet e së kaluarës së blerësve të armëve dhe projekt-ligje që do të lejonin zyrtarët e zbatimit të ligjit t’u heqin armët njerëzve që vuajnë nga sëmundje mendore. Por çdo masë e re përballet me pengesa të mëdha nga republikanët, veçanërisht në Senat, dhe lëvizjet për të ndaluar armët sulmuese nuk kanë mbështetje të mjaftueshme për t’u miratuar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Megjithë sfidat politike, Biden i kërkoi Kongresit të vepronte. Fjalimi i zotit Biden në mbrëmje kishte për qëllim pjesërisht që kjo çështje të jetë mendjen e votuesve, para zgjedhjeve për Kongresin në nëntor.

 

Më shumë se 18,000 njerëz kanë vdekur nga dhuna me armë në Shtetet e Bashkuara deri më tani në vitin 2022, duke përfshirë vrasje dhe vetëvrasje, sipas Arkivit të Dhunës me Armë, një grup kërkimor jofitimprurës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kanadaja, Australia dhe Britania kanë miratuar ligje më të rrepta për armët pas sulmeve me armë zjarri në vendet e tyre, duke ndaluar armët e sulmit dhe duke rritur kontrollet. Amerika ka përjetuar dy dekada masakrash në shkolla, dyqane, vende pune dhe objekte kulti, por nuk ka miratuar ndonjë legjislacion të tillë.

 

Një shumicë e gjerë e votuesve amerikanë, si republikanë ashtu edhe demokratë, favorizojnë ligje më të forta për kontrollin e armëve, por republikanët në Kongres dhe disa demokratë të moderuar e kanë bllokuar një legjislacion të tillë prej vitesh./VOA

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";