Nafta kapi nivele rekord pasi Rusia filloi pushtimin e Ukrainës, duke shtyrë ekspertët e energjisë të parashikonin se çmimet e karburantit mund të arrinin në 200 dollarë për fuçi, një çmim që do ti conte kostot e transportit në stratosferë dhe do ta gjunjëzonte ekonominë globale.

Por tani çmimet e naftës janë më të ulëta se sa kur filloi lufta, pasi kanë rënë më shumë se 30 për qind në vetëm dy muajt e fundit, duke shënuar 92,7 dollarë për fuçi.

Mediat e huaja shkruajnë se lajmet për një ngadalësim të ekonomisë kineze dhe një ulje të normave të interesit kinez ditën e hënë ulën më tej çmimet, në më pak se 90 dollarë për fuçi e njëjtë me standardin amerikan.

Gjithashtu çmimet e benzinës kanë rënë çdo ditë gjatë nëntë javëve të fundit, në një mesatare prej më pak se 4 dollarë në SHBA.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Çmimet e benzinës shënuan rekord prej 5.02 dollarë më 14 qershor. Në atë kohë, nafta e papërpunuar amerikane ishte rreth 120 dollarë për fuçi dhe çmimi standard ndërkombëtar ishte disa dollarë më i lartë, e që atëherë, çmimet kanë rënë.

Shumica e analistëve mendojnë se çmimet nuk do të rriten. Kjo vjen pasi SHBA kërkoi që vendet arabe të shtonin prodhimin e naftës e po ashtu edhe heqjen e sanksinoeve ndaj Venezuelës : për pasojë, në treg do të ketë më shumë karburant dhe cmimi do të jetë konstat.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";