Rusia i ka hapur të hënën tregjet financiare, duke e tregtuar rublën në shkallën më të ulët në 15 muajt e fundit kundrejt dollarit amerikan.

Në mëngjesin e së hënës, vlera e rublës ka qenë 2.1 për qind më e vogël – 86.5 kundrejt dollarit amerikan.

Vlera e rublës ka qenë më e ulët vetëm në mars të vitit 2022 – pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë – 87.2.

Rubla nuk tregtohet përgjatë vikendit, dhe e hëna ka qenë dita e parë kur është tregtuar valuta ruse, pas zhvillimeve të 24 qershorit në Rusi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Atë ditë, mercenarët rusë të grupit Wagner, në krye me Yevgeny Prigozhinin, janë nisur nga Ukraina drejt Rusisë dhe kanë fituar kontrollin e qytetit jugor Rostov-on-Don.

Prigozhin ka deklaruar se dëshiron të rrëzojë nga pushteti krerët e sektorit të mbrojtjes në Rusi.

Teksa mercenarët kanë qenë në rrugë drejt Moskës, Prigozhin u ka dhënë urdhër për ta ndërprerë operacionin.

Bjellorusia ka thënë se e ka ndërmjetësuar një marrëveshje që parasheh largimin e Prigozhinit në Bjellorusi dhe kthimin e mercenarëve të Wagnerit në bazat e tyre.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Instituti për Studime të Luftës, me seli në Uashington, ka thënë të dielën se rebelimi i Wagnerit kundër udhëheqësisë ruse, ka shpërfaqur “dobësi të thella” të sistemit rus të sigurisë./R.E.L