Ambasadorja italiane në Australi Francesca Tardioli ka ndërruar jetë në Foligno të Italisë, ku ndodhej për disa ditë pushime. 56-vjeçarja ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga tarraca e shtëpisë së saj, ku në atë moment ndodhej e vetme.

Një familjar që jeton në të njëjtin pallat ka dhënë alarmin dhe ka kërkuar ndihmë.

Ambasada italiane në Canberra është në zi. “Vajtojmë vdekjen e parakohshme të ambasadores Francesca Tardioli”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit në rrjetet sociale.

Ministria e Jashtme kujton gjithashtu diplomaten përmes një postimi në Twitter: “Me trishtim të pafund, Farnesina vajton vdekjen e Francesca Tardioli, ambasadores së Italisë në Canberra, dhe bashkohet me dhimbjen e të dashurve të saj. Ne do ta kujtojmë me dashuri për profesionalitetin e saj të admirueshëm dhe cilësitë njerëzore: diplomate dhe shërbëtore e madhe e shtetit”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";