Ndërsa numri i viktimave nga përmbytjet në Evropën Perëndimore shkoi në mbi 180, kancelarja gjermane, Angela Merkel vizitoi këtë të diel zonat e shkatërruara.

 

Duke e quajtur një situatë surrealiste, Merkel premtoi se qeveria federale dhe rajonet do të veprojnë të bashkuar për të rivendosur gradualisht rendin në zonat e përmbytura.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkatërruar shtëpitë, rrugët si dhe kanë shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike, duke e bërë edhe më të vështirë identifkimin e personave të humbur.

 

Edhe Belgjika është një ndër vendet e goditura nga përmbytjet. Autoritetet kane konfirmuar se numri i viktimave ka shkuar në 27, ndërsa 103 persona raportohet të jenë në kerkim.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por, shirat dhe përmbytjet duket që janë zhvendosur në Austri, ku qyteti i vjetër i Hallein është përmbytur plotësisht. Ndërkohë, autoritetet austriake paralajmëruan stuhi të mëdha dhe breshër.