Presidenti rus Vladimir Putin ka ironizuar homologun e tij amerikan Joe Bide, pasi ky i fundit e quajti një “bir k*rve”.

I pyetur nga televizioni shtetëror rus lidhur me komentin e Biden,. Putin duke qeshur me ironi tha s ekjo ëhstë një nga arsyet se pse Moska është e interesuar që t’i fitojë ai zgjedhjet në SHBA.

“Ne jemi të gatshëm të punojmë me çdo president. Por unë besoj se për ne, Biden është një president më i preferuar për Rusinë, dhe duke gjykuar nga ajo që sapo tha, kam absolutisht të drejtë,” tha Putin për televizionin shtetëror rus.

Ambasadori i Rusisë në Uashington, Anatoli Antonov, tha se ambasada e tij i kishte dërguar Departamentit të Shtetit të SHBA “një qortim në shenjë proteste për natyrën e egër dhe papranueshmërinë” e komenteve të Biden.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";