Talebanët kanë hyrë në periferi të kryeqytetit afgan, Kabul, i cili është qyteti vetëm i madh në Afganistan që ende është nën kontrollin e qeverisë. Talebanët janë zotuar se nuk do ta marrin Kabulin përmes forcës, teksa bisedimet me zyrtarët e lartë afganë kanë filluar, për siç është thënë, transferimin e pushtetit në mënyrë paqësore.

Ministri në detyrë i Brendshëm i Afganistanit, Abdul Satar Mirzakwal tha përmes një video-mesazhi më 15 gusht se do të ketë transferim “paqësor” të pushtetit te një qeveri kalimtare.

Një zyrtar afgan i ka thënë AP-së se negociatorët talebanë janë nisur drejt Pallatit presidencial për t’u përgatitur për “transferimin” e pushtetit. Ky zyrtar tha se qëllimi është që të ketë një transferim paqësor të pushtetit te militantët talebanë.

Ndërkaq, një zëdhënës i talebanëve ka konfirmuar për Radion Azadi se bisedimet po zhvillohen për marrjen e pushtetit në mënyrë paqësore, por ai nuk ka dhënë më shumë detaje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më herët, Pallati presidencial në Afganistan tha se kanë dëgjuar të shtëna armësh në disa pika përreth Kabulit, por forcat e sigurisë, në koordinim me parnerët ndërkombëtarë, e kanë kontrollin e qytetit.

“Mos përhapnni panik. Kabuli është i sigurt”, tha në Twitter, Matin Bek, shef i stafit të presidentit afgan, Ashraf Ghani./ REL